Dita e mbingarkesës për Tokën ka ardhur pa paralajmëruar.
29 korriku i vitit 2019, do kujtohet si dita kur planeti ynë i mbaroi burimet vjetore të jetës dhe ka nisur të harxhojë rezervat, të cilat mund të ezaurohen më shpejtë se fundi i vitit.
Askush nuk e kishte menduar se "Earth Overshoot Day" do të vinte kaq shpejt.
Lajmi shokues u njoftua nga "Global Footprint Network", një organizatë ndërkombëtare kërkimore që monitoron ndikimin ekologjik të njeriut në planet.
Prej 29 korrikut, njerëzimi, përmes shfrytëzimit, do ta tronditë natyrën me pasoja, që sipas dijetarëve, do të jenë katastrofike.
Në vitin 2019, qeniet njerëzore për të plotësuar nevojat e tyre, kishin nevojë për ekuivalentin e 1.75 Planet Tokë, por kanë vetëm një Tokë në dispozicion.
Mathis Wackernagel, themeluesi i Rrjetit Global "Footpruint Network", ka shpjeguar llogaritjet e bëra.
"Nga njëra anë, ne llogarisim se sa burime përdorim dhe sa hapësirë nevojitet për të mbështetur gjithë këtë prodhim. Nga llogaritjet rezulton që kemi nevojë për rreth 2 planete Tokë".
Sipas studiuesve ka 4 faktorë që përcaktojnë konsumin e burimeve të planetit tonë: numri i banorëve, furnizimi me ushqimin, mënyrën e furnizimit me energji dhe metodat e ndërtimit të qyteteve.
Kostot e shpenzimi ekologjik global janë gjithnjë e më të dukshme dhe shfaqen në formën e shpyllëzimit, erozionit të tokës, humbjes së biodiversitetit dhe akumulimit të dioksidit të karbonit në atmosferë. Kjo e fundit shkakton ndryshime klimatike dhe një frekuencë më të madhe të ngjarjeve ekstreme të motit.
Sot qeveritë e botës po ndërmarrin veprime konkrete për të shtyrë sa më shumë datën e katastrofës së madhe si për shembull, reduktimi i emetimeve të CO2 nga djegia e lëndëve djegëse fosile me 50%, gjë e cila do vononte "Earth Overshoot Day" me 93 ditë.
Sipas "Global Footprint Network", Shtetet e Bashkuara janë konsumatorët më të mëdhenj, ndjekur nga Australia dhe Rusia.
Italia i konsumoi të gjitha burimet e saj më 15 maj. Ajo do të kishte nevojë për 4.7 "Itali" për të përmbushur nevojat e popullatës, amerikanët do kishin nevojë për 5 "Amerika, australianët për 4 "Australi" kurse rusët për 3.1 "Rusi".
Llogaritjet janë bërë duke lidhur sasinë e burimeve natyrore për banor dhe sasinë e konsumit të secilit person.
Të dhënat e organizatës gjithashtu tregojnë se disa vende të vogla kanë ndikim ekologjik shumë të madh. Nëse, për shembull, e gjithë popullsia botërore do jetonte me ritmin e konsumit në Katar, "Earth Overshoot Day" këtë vit do të mbërrinte më 11 shkurt. Në qoftë se do të jetonim si në luksemburg, Earth Overshoot Day do të vinte pak më vonë, më 16 shkurt.
Vendi që ka ndikim më të vogël ekologjik është Indonezia. Nëse populli i botës do të jetonte me ritmin indonezian, do të ishim në pothuajse në ekuilibër me planetin tonë, sepse ne do t'i jepnim fund burimeve të tij vjetore më 18 dhjetor.
Te vijne dhe te shohin gropat qe po hapen ne Tirane per ndertimin e pallateve dhe do te vene duart ne koke per superthellesine qe ato arrijne.
Përgjigju