Goal.com rendit arsyet, pse Xherdan Shaqiri nuk do udhëtojë në Beograd me Liverpool-in
Goal.com shkruan se mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk do udhëtojë drejt Beogradit për transfertën e Liverpool ndaj vendasve të Crvena Zvezda. Shkak janë bërë polemikat pas golit në ndeshjen Zvicër-Serbi ku Shaqiri festoi me shqiponjë.
Xherdan Shaqiri duke festuar me Shqiponje golin kunder Serbise
Goal.com përmes një shkrimi në faqen e saj jep të gjitha arsyet se pse Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me ekipin e tij të ri, Liverpool, në transfertën e 6 nëntorit në Beograd ndaj Crvena Zvezda, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Champions League. Xherdan Shaqiri bashkë me Taulant Xhakën ishin në qendër të polemikave gjatë Kupës së Botës së kësaj vere, pas festimit të tyre me “shqiponjë” në dy golat që shënuan ndaj Serbisë.
Festim ky i i cili u interpretua si një veprim provokativ politik nga ana e serbëve. Shaqiri ka lindur në Kosovë, një shtet që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, megjithëse kjo e fundit nuk e njeh. Për këtë arsye, festimi i Shaqirit kishte pasoja politike të diskutueshme, jashtë fushe. Megjithatë, Liverpooli mund të tregojë kujdes dhe të vendosë kundër grumbullimit të tij në skuadrën që do të udhëtojë drejt Serbisë, pasi tensioni politik dhe pritja potencialisht e rënduar mund të jenë shumë të diskutueshme.
Drejtori sportiv i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terziç, zbuloi se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës. “Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik, – tha Terziç për gazetën serbe “Kurir”. "– Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë”.
Ndonëse Xhaka kërkoi falje për festimin me “shqiponjë”, Shaqiri mbeti disi i patundur nga kjo gjë. “Sigurisht, kërkoj falje nëse njerëzit ndihen të sulmuar në Zvicër, – tha Shaqiri. – "Dikujt, nuk e di, ndoshta në male, ku dikush e ndiqte lojën dhe shqetësohej, me siguri do t’i kërkoj falje”.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli
23 Dhjetor, 10:51
-
GOLAT/ Liverpool i shënon 6 herë Spursave, kryeson Premier Leaguen! Man. United për turp, humbet në shtëpi! Wolves 'kafshojnë' Leicesterin, Everton paqe me Chelsea
22 Dhjetor, 17:06
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)
19 Dhjetor, 10:51
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Amnesty International: Serbia instaloi programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve e aktivistëve
16 Dhjetor, 09:32
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle
14 Dhjetor, 18:13
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Serbi/ Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
14 Dhjetor, 07:17