Bukuroshja Trejsi Sejdini do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në eventin e bukurisë “Miss Universe 2018” që do të mbahet në Bangkok, Tajlandë. Mbrëmjen e kaluar 18-vjeçarja ka marrë pjesë në në paradën me kostume tradicionale.
Trejsi u shfaq në skenë e veshur me një fustan të gjatë me ngjyra kuq e zi, njësoj si ngjyrat komëbtare shqiptare. Bukuroshja e ka publikuar videon e sfilatës në profilin e saj në Instagram dhe krahas saj shkruan: "Godas kuq e zi, përshëndes kuq e zi."
Në këtë mënyrë ajo ka fituar zemrat e të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj dhe janë ndjerë krenarë.
Bravo goce shqiptare , shum e bukur
Përgjigju