VIDEO/ Bukuroshja durrsake përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe”, prezantohet me shqiponjën dhe këngën e kuqezi

VIDEO/ Bukuroshja durrsake përfaqëson Shqipërinë në  “Miss Universe”, prezantohet me shqiponjën dhe këngën e kuqezi

Deta Kokomani

Bukuroshja shqiptare, Deta Kokomani, ka shkëlqyer në fazën e veshjeve me “motive kombëtare” në Miss Universe, kompeticion bukurie i cili po mbahet në New Orleans. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë kompeticion bukurie mbante veshur një fustan kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërkohë që u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës. 

Kjo fazë e edicionit të 71-të të Miss Universe, e mbajtur në Neë Orleans, ishte mahnitëse me gati 90 shtete pjesëmarrëse, përfaqësueset e të cilave shkëlqyen me veshje me motive tradicionale.

Deta Kokomani është 21 vjeçe, nga Durrësi. Ajo u shpall “mbretëresha” e bukurisë shqiptare një vit më parë, ndërsa tashmë përfaqëson vendin tonë në Miss Universe.

F.D/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë