Godet Skënderbeu, lë pas Milanin e
blen sulmuesin e Santosit në Brazil

Godet Skënderbeu, lë pas Milanin e<br />blen sulmuesin e Santosit në Brazil
Superiorja zien nga merkatoja e dimrit gjatë fazës përgatitore që po zhvillon. Nga Skënderbeu kampion dhe kryesues në fuqi dhe deri në ekipet e fundit, Tërbuni dhe Bylis po tentojnë afrime sa më cilësore për të arritur objektivat.

Skënderbeu po zhvillon fazën përgatitore në Marbella të Spanjës, teksa e kanë nisur me humbje përballë belgëve të Mechelen me rezultatin 2-1, edhe pse kaluan të parët në avantazh me Prognin, por që nuk arritën që ta mbanin, pasi pësuan dy herë.

Megjithatë korçarët kanë dy arsye për t’u gëzuar, e para që lidhet me renditjen e Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), i cili e ka renditur Skënderbeun në vendin e 108 për sa i përket klubeve për vitin që lamë pas.

Në renditje vihet re qartë se shqiptarët lënë pas shumë ekipe të njohura si Milani, Lion, Everton dhe të tjera të njohura. Vlerësimi është bërë për performancën e ekipeve nga 1 janari i vitit 2015 deri më 31 dhjetor të po këtij viti. Ndërsa po gjatë ditës së djeshme, Skënderbeu ka zyrtarizuar edhe blerjen më të re, brazilianin Renato Carlos Martins Junior. 

Sulmuesi 28-vjeçar i lindur në Brazil do t’i bashkohet ekipin sot në Marbella të Spanjës për të zhvilluar fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa. Klubi dhe Renato Carlos kanë arritur marrëveshjen dhe sot do të nënshkruajnë kontratën qe e lidh sulmuesin brazilian me klubin për një vit e gjysëm.

Renato Carlos e ka nisur karrieren e tij tek Santos ne vitin 2007 ku u shpall nenkampion ne Brazil per te luajtur me vone per klube si São Caetano dhe Portimonense, ekip me te cilin fitoi dhe Kupen Paulista perpara se te vazhdonte karrieren e tij ne Tajlande me Chiangrai United.

Edhe Partizani duket se është fokusar te brazilianët, pasi sipas burimeve nga klubi i kuq ka arritur një marrëveshje paraprake me mesfushorin e Peruxhias Felipe Gomes. Braziliani më parë ka qenë edhe pjesë e Romës dhe një njohje e vjetër e trajnerit Agostineli kur drejtonte Varezen më 2013.

Nuk qëndron pas as Kukësi, që ka realizuar dy goditje të rëndësishme në merkato. E parë është sulmuesi brazilian, Ëilliams Gomez Da Silva, ndërsa emri i dytë është Izai Emini. Është lojtar i repartit të sulmit, i cili ka luajtur me ekipin shqiptar Renova ne Maqedoni.

Emini, 30 vjecar, është një qenmdërsulmues me eksperiencë që vjen nga rradhët e Renovës, skuadër me të cilën sezonin e kaluar u shpall dhe kryegolashënues i kampionatit maqedonas me 20 finalizime.

Në këtë sezon Emini ka shënuar 6 gola në 14 takime në të cilat është aktivizuar me Renovën. Burime nga klubi i Kukësit pohojnë se Kukësi është hedhur në sulm edhe për Nexhipin, i cili ka luajtur më parë në të njëjtin ekip me Eminin. Nexhipi aktualisht është pa ekip pas largimit nga Flamurtari.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë