Godinat te Akademia në 'kërkim'
të statusit "Monument Kulture"
INTERVISTA/ Kompleksi i godinave rreth Akademise se Shkencave eshte e vetmja nga pjeser me te vjetra qe ka mbetur pa u prekur. Krokuti: Te kthehet sa me pare ne identitet e vetmja pjese e mbetur e Tiranes, kemi projektin.
TIRANE - Banesat karakteristike të zonës ku përfshihet godina e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kufizuar në hyrje nga Kalaja e Tiranës dhe nga mbrapa nga Ura e Tabakëve dhe Lumi i Lanës, janë për fat të mirë një nga zonat e kryeqytetit që kanë shpëtuar deri më sot nga ndërtimet e kullave të larta.
Akademia e Shkencave vijon të mbijetojë, duke u restauruar herë pas here dhe ndërkohë kryen funksionin e një institucioni të rëndësishëm të vendit, që i kushton shtetit 4 mijë dollarë qira në muaj për trashëgimtarët e kësaj prone. Ndërkohë shumë afër kësaj godine janë simotrat e saj, ku para më tepër se një shekulli e gjysmë ishin pronë e një pronari, me parqe e lulishte, kopshte e shatërvanë, rrugica dhe pemë dekorative e frutore.
Godina ku është sot Akademia e Shkencave falë përpjekjeve disavjeçare të anëtarëve të saj sapo ka marrë statusin Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, më 29 shtator, Ditën e Trashëgimisë. Por kjo nuk mjafton. Godinat rrotull së njëjtës rëndësi janë në gjendje të mjeruar. Drejtuesit e ASHSH, kryetari Myzafer Korkuti dhe sekretari shkencor Vaso Tole, duke folur për vlerat dhe historikun e gjithë kompleksit të banesave tradicionale të Tiranës që kufizohen nga Kalaja e Tiranës, Akademia e Shkencave, Ura e Tabakëve, etj, gjejnë rastin të bëjnë një apel për përshpejtimin e procedurave të rivitalizimit të tyre. Sekretari Shkencor i ASHSH-së, Vaso Tole shprehet për sa i përket datës së saktë të ndërtimit të godinës së akademisë “se nuk dihet ende data e ndërtimit, por dihet që daton si pronë e Zija Toptanit në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.
Godina ku është ASHSH është ndërtuar për qëllime ceremoniale, pritjeje dhe festa të mëdha. Jo vetëm Ahmet Zogu më pas, por edhe vet Toptanët që e kishin blerë pronën e përdornin për takime, për jetë shoqërore dhe kjo godinë nuk kishte funksione familjare. Për funksionet familjare ishin ndërtesat e tjera rrotull këtij kompleksi (pa futur në to ndërtimet e disa magazinave që janë bërë në kohën e komunizmit)”, thotë Tole. Pas kësaj ai rikujton edhe historinë e mëvonshme të godinës së Akademisë së Shkencave, ku janë kryer funksione qeveritare të qeverive që pasuan njëra-tjetrën përgjatë historisë.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 770
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor, 19:36
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31