TIRANË-Pesë tifozë të ekipit bardheblu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për trazirat që kanë shkaktuar në ndeshjen përballë Ilirisë mbrëmë në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.
Tifozët akuzohen për kundërshtim dhe goditje të punonjësve të policisë dhe prishje të qetësisë publike gjatë ndeshjes.
Tifozët e proceduar janë;
- B. A., 22 vjeç, banues në Tiranë
- B. A., 25 vjeç, banues në Tiranë
- E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë
- E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë
- T. M., 24 vjeç, banues në Tiranë
"Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 16.09.2017, rreth orës 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Iliria, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar e goditur me sende të ndryshme forcat e policisë të rendit publik" deklaron policia.
Materialet iu referauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Prishje rendit dhe qetësisë publike", parashikuar nga nenet 236 dhe 274 të Kodit Penal.
Tirana fitoi 1-0 ndeshjen e parë mbrëmë përballë Ilirisë në Kategorinë e Parë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com