ITALI-200 efektivë policie janë angazhuar në një operacion në Romë dhe Napoli duke arrestuar 16 persona, ndërsa 3 të tjerë janë në arrest shtëpie.
Mes të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë dhe një grua, në operacion u bllokuan armë dhe kokainë gjatë kontrollit të 44 objekteve të ndryshme, ndërsa u angazhua edhe një helikopter.
Dy grupet që u goditën nga policia italiane janë të lidhura njëra me ‘Camorra’-n dhe tjetra me ‘Ndrangheta’-n. Nga hetimet rezultoi se dy grupet bashkëpunonin për shpërndarjen e kokainës, ndërsa trafikonin edhe armë.
Pak javë më parë gjatë një vizite në Shqipëri, prokurori i anti-mafias Federico Cafiero De Raho ndër të tjera u shpreh se grupet kriminale shqiptare dhe italiane kanë krijuar aleancë në Itali.
d.b/shqiptarja.com