Goditën gardianët në burgun e Peqinit, jepen masat për 3 të paraburgosurit! Konsiderohet regjimi i rreptë 41/BIS

Goditën gardianët në burgun e Peqinit, jepen masat për 3 të paraburgosurit! Konsiderohet regjimi i rreptë 41/BIS

Burgu i Peqinit, foto ilustruese

Një ditë pas incidentit të ndodhur në burgun e Peqinit, ku tre të paraburgosur goditën punonjësit e policisë dhe nuk zbatuan rregulloren e orarit të përcaktuar për tu futur në qeli, IEVP Peqin ka marrë masa kundrejt tyre, përfshirë referimin e çështjes në prokurori dhe vlerësimin e regjimit të rreptë 41/BIS.

Ndaj të paraburgosurve Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliun u morën këto masa:

  • a) Përjashtimi i tyre të për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin
  • b) Përgatitja e praktikës për tre të paraburgosurit për kalimin e tiyre të veçantë në regjimin e veçantë për 90 ditë.
  • c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit
  • d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në regjimin 41/BIS.

Regjimi 41/BIS është një regjim i rreptë, në kushtet e sigurisë së lartë. Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëzit jashtë.

Ky regjim ka filluar të praktikohet në burgjet shqiptare në vitin 2020, dhe është huazuar nga sistemi i drejtësisë italiane pas deklaratës së prokurorit Antimafia, Federico De Raho, i cili kërkoi bllokimin e lidhjeve me jashtë të krerëve të grupeve kriminale.

Më 4 gusht, 3 te paraburgosurit në burgun e Peqinit nuk i janë bindur gardianëve të cilët ndërhynë për ti qetësuar dhe i kanë goditur. 

D.GJ/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'