Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Devollit.
J.G., 22 vjeç dhe V.G, 43 vjeç të dy banues në Bilisht ditën e djeshme kanë goditur me mjet të fortë në kokë një 38 vjeçar dhe ky i fundit banues në Bilisht.
Konflikti ka ndodhur në lokalin e 38 vjeçarit për motive ende të paqarta. Ai është qëlluar në kokë më një mjet të fortë por që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Komento