Dy persona janë vënë nën hetim nga Policia e Korçës.
K. D., 33 vjeç dhe H. D., 59 vjeç, banues në fshatin Uji i Bardhë në bashkëpunim më njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta (dru) 27 vjeçarin me iniciale E.D dhe ky banues i fshatit Uji i Bardhë.
Ende nuk janë bërë të qarta arsyet që quan në këtë konflikt ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. D., 33 vjeç dhe H. D., 59 vjeç, banues në fshatin Uji i Bardhë, Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në këtë fshat, këta shtetas kanë goditur me mjete të forta (dru), shtetasin E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Uji i Bardhë”, thuhet në njoftimin e policisë.