Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi kanë goditur me sende të forta një person tjetër.
Në kërkim u shpallën një 22-vjeçar me iniciale F.L., 50 vjeçar S.S. dhe një 27-vjeçar me iniciale A.H., pasi goditën me sende të forta një 20-vjeçar me iniciale I.L.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Komento