BULQIZË-  3 persona kanë rënë në pranga pasi kanë goditur punonjësit e policisë duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup.

Punojësit e policisë gjatë patrullimit kanë vërejtur e një makinë tip "Land Rover" që  ishte e parkuar në pedonalen e qytetit dhenë kundërshtim me rregullat  të Kodit Rrugor. Duke plotësuar procesverbalin e gjobës drejtuesi i mjetit me iniciale E.L.  bashkë më dy pasagjerët të mjetit të identifikuar me iniciale Q.L., dhe iniciale I.L. kanë kundërshtuar dhe dhunuar punojësit e policisë.

Si pasojë e dhunës, punonjësve të policisë i janë shkaktuar lëndime të lehta në trup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.