12 mijë euro për në SHBA dhe Angli me martesa fiktive me bullgare, 9 të arrestuar/ EMRAT+VD

SHKODER-Policia e qytetit verior ka goditur një grup që trafikonte klandestinë shqiptarë në SHBA dhe Angli duke arrestuar 9 persona, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Grupi kriminal trafikonte emigrantët përmes falsifikimit të pasaportave, kartave të identitetit italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj. dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA. Ata merrnin 8-12 mijë euro për një person për ta dërguar ilegalisht në Angli dhe SHBA.

Grupi kriminal realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacionin final.  Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë – Angli – SHBA. Kreu i grupit ishte Gazmend Garupi, ndërsa Sotiraq Antoni dhe Haxhi Ramadani ishin bashkëpunëtorë.

Të arrestuarit dhe rolet që kishin
Gazmend Garupi 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, në rolin kryesor, atë të organizatorit.
Sotiraq Antoni 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor
Haxhi Ramadani 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit
Bledjan Ramadani 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit.
Eduart Shima 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit
Pllumb Pali 47 vjeç, banues në Gruemirë. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).
Shpëtim Kiri 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.
Nikolla Mano 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator
Tonin Shtjefni 27 vjec banues ne Lezhe, perfitues dhe perdorues i dokumentave te falsifikuar.

Në kërkim
K.P. 46 vjeç nga Lezha, në rolin e ndihmësit pasi ndërmjetësonte martesat fiktive me bullgaret.
Y.Th. 36 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, i shpallur në kërkim për “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, dhe “Prodhim e shitje narkotikësh. Ky person kishte rolin e ndihmësit.

Laboratori i sekuestruar
REPORT TV ka siguruar pamjet nga laboratori, baza kriminale e grupit në Shkodër që falsifikonte dokumente të vendeve të ndryshme të BE për të dërguar shqiptarët në SHBA dhe Angli. Në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale;  Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

KOMUNIKATA E PLOTE E POLICISE PER GRUPIN 
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, finalizuan operacionin e koduar “Garantuesit”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 9 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturuar kriminal, që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA, nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit etj. U sekuestrua gjithashtu një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve si dhe prova të shumta materiale të kësaj skeme trafiku. Shtetasit e arrestuar dyshohen se kane konsumuar element te veprave penale të disa neneve të Kodit Penal si : “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”; “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”; “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve”; “Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i dokumenteve shkollorë”; “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së. Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro. Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë – Angli - Sh.B.A.  Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë.

Autorët e arrestuar dhe rolet që kryenin në grup janë:
• Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.
• Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.
• Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.
• Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit.
• Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit.
• Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).
• Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.
• Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.
• Tonin Shtjefni 27 vjec banues ne lezhe, perfitues dhe perdorues I dokumentave te fallsifikuar.

Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit:
K.P.,46 vjeç, banues në Lezhë, në rolin e ndihmësit pasi ndërmjetësonte martesat fiktive me shtetase bullgare.
Y.Th. 36 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, i shpallur në kërkim për “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, dhe “Prodhim e shitje narkotikësh.  Ky person kishte rolin e ndihmësit.

Në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
- Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
FOTO/ Ja kush është koka e bandës që dërgonte shqiptarët në SHBA për 12 mijë €

Report Tv siguron foton e Gazmend Garupit, personit që cilësohet nga policia e Shkdorës si koka e grupit kriminal që dërgonte shqiptarë në SHBA dhe Angli përmes dokumenteve false, ndërsa u merrte 8-12 mijë euro.

Sipas policisë, 44 vjeçari banues në fshatin Kosmaç kishte rolin kryesor, atë të organizatorit. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë – Angli – SHBA.

Ora 11:13
Brenda laboratorit të bandës, ja si falsifikonin pasaportat për në SHBA e Angli/ VIDEO

REPORT TV siguron pamjet nga laboratori, baza kriminale e grupit në Shkodër që falsifikonte dokumente të vendeve të ndryshme të BE për të dërguar shqiptarët në SHBA dhe Angli. Në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale;  Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Ora 11:13
Brenda laboratorit të bandës, ja si falsifikonin pasaportat për në SHBA e Angli/ VIDEO

REPORT TV siguron pamjet nga laboratori, baza kriminale e grupit në Shkodër që falsifikonte dokumente të vendeve të ndryshme të BE për të dërguar shqiptarët në SHBA dhe Angli. Në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale;  Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjynah: 27/07/2018 18:56

    Po leshoni keto se nuk i prishin pun njeriu perkudrazi I ndimojn. Merruni me ato qe ven gjoba e vejm vrasje se asht ba shkodra si Palermo vetem ftyrat e tyne shifen neper lokale me arme e makina. Po per keto pun e kollajt

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/07/2018 11:34

    Dërrmojini brënda dhe urgjentisht në punë të detyruar ku ka nevojë atdheu qe te kuptojnë se, lirinë e tyre e keqpërdorën.. Te lidhur me zinxhirë këmb e duar të punojnë tetorarshin deri në shlyerjen e ditës së fundit të burgut.. Nga ana tjetër, policia në raste të tillë kapjeje të bandave, të mos mjaftohet vetëm me informacion që përcjellin gazetat si artikull, por, ajo e ka per detyrë që (policia lokale duhet te kete dhe zyren e saj të informacionit ), të informojë publikun e komunitetit se, kështu do të përfundojnë të gjitha bandat. Pra, tjetër gjë eshte informacioni mediatik si statistikë artikulli, dhe tjetër gjë eshte informacioni policor si tendencë paralajmërimi per te gjithë ata që bëjnë paudhësinë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor