ITALI- Një valë arrestimesh ka përfshirë bregun e Molise ku 10 persona nga 13 të dyshuar kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Mediat italiane bëjnë me dije se pjestarët e bandës ishin thuajse të gjithë shqiptarë, 5 prej tyre ishin gra dhe të gjithë mbroheshin nga krimineli i Termolesë, Pino Sciarretta.
Pamje nga operacioni në Itali
Banda ishte e mirë-strukturuar, disa kishin rolin e kokës së bandës, të tjerë rolin e kontabilistëve, të tjerë rolin e punëtorëve të krahut.
Gratë ishin përgjegjëse për mbajtjen e llogarive të biznesit, ndiqnin nga afër rafinimin, ndarjen dhe shpërndarjen e drogës.