Goditet banda shqiptare në Itali, 14 të arrestuar, kapet mbi 5 mln euro drogë (VIDEO)

Goditet banda shqiptare në Itali, 14 të arrestuar, kapet mbi 5 mln euro drogë (VIDEO)

Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare duke vendosur në pranga 14 persona nga 44 masa që u dhanë në total, teksa pjesa tjetër e personave të përfshirë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa disa janë ende në kërkim.

Hetimet për grupin kriminal të trafikut të drogës zgjatën mbi dy vite, ndërsa në operacionin që u zhvillua në disa qytete, Abruzzo, Pescara, Teramo, L’Aquila, Varese, Milano e Roma morën pjesë mbi 200 forca policie. Mediat italiane nuk i kanë publikuar ende emrat e shqiptarëve që janë arrestuar.

Gjatë kontrolleve policia sekuestroi rreth 400 kg marijuanë, një kg kokainë dhe përzierës që në total sipas mediave kapin shifrën e 5 mln eurove nëse do të shitej në treg. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 20 mijë euro, armë dhe municione.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit