Goditet banda shqiptaro-greke e hajdutëve në Greqi, vodhën 800 mijë euro bizhuteri

Goditet banda shqiptaro-greke e hajdutëve në Greqi, vodhën 800 mijë euro bizhuteri

Maska e silikonit me të cilën grupi shqiptaro-grek kryente grabitje

Një bandë shqiptaro-greke është goditur nga policia greke. Ky grup kryente vjedhje nëpër argjendaritë e Athinës. Në dy prej argjendarive që ata kanë bastisur dyshohet se kanë marrë mall me vlerë 800 mijë euro.  

Policia ka sekuestruar 1 armë kallashnikov, 6 mijë euro, 4 pistoleta, armë gjahu, maskë silikoni me të cilën kryenin grabitjet, si edhe bizhuteri të vjedhura nga grupi. Mediet greke shkruajnë se si pjesë e grupit janë arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë dhe 3 grekë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e grupit.

Një nga shqiptarët, ka qenë më parë i dënuar në Greqi me 71 vite burg për disa vepra penale, por ishte arratisur më 24 gusht nga burgu i Tyrinthas.

Armët që iu janë sekuestruar të arrestuarve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë