Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Members”.
Ky shtetas, ishte pjesë e një grupi kriminal që shishte armë zjarri në Tiranë.
Ndaj 31-vjeçarit, Gjykata e Tiranës ka caktyar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.
Më herët, janë arrestuar dy pjesëtarë të grupit dhe gjatë operacionit, policia sekuestroi dy pistoleta me municion.
Njoftimi i policisë
Vijon operacioni i koduar “Members”, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, në Tiranë.
Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një tjetër pjesëtar i grupit.
Gjatë zhvillimit të operacionit, Policia arrestoi 2 pjesëtarë të grupit dhe sekuestroi 2 pistoleta me municion.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Members”, të zhvilluar më datë 17 dhjetor 2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u ndalua shtetasi A. C., 31 vjeç, banues në Kamëz.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. C., së bashku me shtetasit B. J. dhe Xh. Sh. (të arrestuar gjatë zhvillimit të operacionit), shiste armë zjarri, në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente











