Policia italiane ka goditur një grup kriminal në Firence që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në pranga kanë rënë 10 persona të cilët bashkëpunonin për të bërë të mundur transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
8 prej tyre përfunduan në burg, ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpie. Hetimet zbuluan strukturën e mirëorganizuar ndërkombëtare për trafikun e drogës, ku përfshiheshin shtetas shqiptarë, rumunë dhe afrikano-veriorë.
Organizata merrej me futjen e lëndës narkotike në Itali. Deri më tani janë sekuestruar mbi 4.5 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marihuanë dhe 110 kg kanabis, shkruajnë mediat italiane.
Me bazën e saj operative në Prato, organizata kriminale kishte dërguar edhe sasi të mëdha lëndësh narkotike në territorin e Firences për t'i rishitur më pas në të gjithë territorin kombëtar.