Goditet me mjete të forta në rrugë kryebashkiaku në Torino

Goditet me mjete të forta në rrugë kryebashkiaku në Torino

Kryebashkiaku Carlo Giacone

ITALI- Kryetari i bashkisë së Giaveno (Torino), Carlo Giacone, 62 vjeç, u sulmua nga një i panjohur e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në qytet, në rrugë, mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës. Giacone, i goditur disa herë në kokë, u dërgua në spitalin e Rivolit (Torino) ku nga sa raportohet ka pësuar disa fraktura të kafkës.

"Nuk e kemi idenë pse ndodhi kjo. Ishte tronditëse. Ne punojmë së bashku praktikisht shtatë ditë në javë dhe nuk kam pasur kurrë ndonjë mendim. Carlo nuk më ka shprehur kurrë ndonjë shqetësim. Në fund të fundit, ai është një person i hapur për dialog, konfrontim, dëgjim", tha Stefano Olocco, nënkryetar i bashkisë së Giaveno.

Karabinierët e Giaveno kanë nisur hetimet për identifikimin e agresorit dhe motivin e episodit. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur