Mbrëmjen e sotme është goditur me sende të forta kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Shkodër, Ramir Haderi.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Haderi është sulmuar nga persona të paidentifikuar pranë lagjes ‘Rus’, ose siç quhet ndryshe ‘8-katëshi’.

Mësohet se Haderi ka marrë plagë në kokë e trup, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime të pakonfirmuara raportojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pritet edhe një reagim zyrtar për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lajm në përditësim...