Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një 15-vjeçarë ka humbur jetën pasi u godit me thikë në autobusin e shkollës. Policia ka arrestuar një adoleshent pa dhënë detaje se kush është personi i arrestuar dhe se çfarë lidhje kishte me vajzën.
Policia britanike ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë informacionin e parë për incidentin e ndodhur në autobusin që transportonte adoleshentët për në shkollë mëngjesin e sotëm Wellesley Road në Croydon, në jug të Londrës.
Pavarësisht përpjekjeve të oficerëve të policisë dhe Shërbimit të Ambulancës në Londër, fatkeqësisht adoleshentja ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton Daily Mail.
Mediat britanile raportojnë se ajo është adoleshentja e gjashtëmbëdhjetë e vrarë në kryeqytet këtë vit, 13 prej të cilëve u goditën me thikë. Gjithsej 14 adoleshentë u vranë në Londër në vitin 2022. Një rekord prej 30 adoleshentësh u vranë në vitin 2021.
Pas kësaj ngjarjeje Kryebashkiaku i Croydon, Jason Perry, shkroi disa fjalë për ngjarjen në platformën dixhitale X (ish-Twitter), i cili tha se ishte i shkatërruar dhe se ishte në kontakt me policinë për çdo detaj të ri.
“Jam i shkatërruar kur dëgjova se vajza adoleshente që u godit me thikë në qendër të qytetit mëngjesin e sotëm, ka vdekur tragjikisht.Këshilli është në kontakt me policinë dhe do të mbështesë plotësisht hetimet e tyre. Ngushëllime familjes dhe miqve të viktimës dhe gjithë komunitetit tonë”, shkroi Perry.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.9%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6498
Lajme të tjera
-
Cameron: Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në
30 Nëntor, 15:58
-
Tronditet Prishtina! Dhëndri masakron me thikë vjehrrin e tij, shkak mosmarrëveshje mes tyre! Autori ende në kërkim (Emrat)
30 Nëntor, 10:48
-
Përplasja për skulpturat me Mitsotakis, Sunak nuk pendohet: Është e papërshtatshme të diskutohet për të kaluarën
29 Nëntor, 15:05
-
Tragjike! Modelja ruse dhe vajza e saj e mitur gjenden të ekzekutuara në një vilë në Turqi
29 Nëntor, 14:04
-
VIDEO/ Me makina luksoze dhe fishekzjarre, mijëra shqiptarë ‘zbarkuan’ në rrugët e Londrës për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë! Arrestohen disa prej tyre
29 Nëntor, 13:40
-
Rikthehet historia! 'Na ktheni mermerët e Partenonit', përplasje diplomatike mes Londrës dhe Athinës! Sunak anulon takimin me Mitsotakis
28 Nëntor, 09:45
-
17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane: Kam vrarë një njeri
28 Nëntor, 08:32
-
Balla në Londër takon drejtuesit e agjencisë britanike kundër krimit: Bashkëpunojmë për gjurmimin e aplikacioneve ‘Enrochat’ dhe ‘sky’
27 Nëntor, 17:30
-
Ministri i Brendshëm vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, takim me ministrin për Emigracionin, Robert Jenrick
27 Nëntor, 14:32
-
Pasuri të pabesueshme, njihuni me 10 familjet mbretërore më të pasura në botë
27 Nëntor, 08:48
-
I riu britanik kërcënonte të dashurën për vite me radhë: Nëse më braktis, miqtë e mi shqiptarë do të qëllojnë ty dhe familjen
26 Nëntor, 13:53
-
Sekretari i Brendshëm britanik i frustruar me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda: Misioni është ndalimi i varkave, s’ka rëndësi mënyra
25 Nëntor, 20:47