Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një 15-vjeçarë ka humbur jetën pasi u godit me thikë në autobusin e shkollës. Policia ka arrestuar një adoleshent pa dhënë detaje se kush është personi i arrestuar dhe se çfarë lidhje kishte me vajzën.
Policia britanike ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë informacionin e parë për incidentin e ndodhur në autobusin që transportonte adoleshentët për në shkollë mëngjesin e sotëm Wellesley Road në Croydon, në jug të Londrës.
Pavarësisht përpjekjeve të oficerëve të policisë dhe Shërbimit të Ambulancës në Londër, fatkeqësisht adoleshentja ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton Daily Mail.
Mediat britanile raportojnë se ajo është adoleshentja e gjashtëmbëdhjetë e vrarë në kryeqytet këtë vit, 13 prej të cilëve u goditën me thikë. Gjithsej 14 adoleshentë u vranë në Londër në vitin 2022. Një rekord prej 30 adoleshentësh u vranë në vitin 2021.
Pas kësaj ngjarjeje Kryebashkiaku i Croydon, Jason Perry, shkroi disa fjalë për ngjarjen në platformën dixhitale X (ish-Twitter), i cili tha se ishte i shkatërruar dhe se ishte në kontakt me policinë për çdo detaj të ri.
“Jam i shkatërruar kur dëgjova se vajza adoleshente që u godit me thikë në qendër të qytetit mëngjesin e sotëm, ka vdekur tragjikisht.Këshilli është në kontakt me policinë dhe do të mbështesë plotësisht hetimet e tyre. Ngushëllime familjes dhe miqve të viktimës dhe gjithë komunitetit tonë”, shkroi Perry.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
40%
-
Mësuesve
31.6%
-
Nxënësve
28.4%
Vota total: 215
Lajme të tjera
-
Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me pagesë
6 Dhjetor, 09:03
-
Të shtëna me armë në Londër, 1 viktimë dhe dy të rinj të plagosur
6 Dhjetor, 08:58
-
Lufta ndaj emigrantëve, Sekretari i Brendshëm britanik mbërrin në Ruanda, do nënshkruajë traktatin e ri të azilit
5 Dhjetor, 14:35
-
‘Eeagle Land’, klubi që bën krenarë shqiptarët në Angli! Me president e lojëtarë shqiptarë synon FA Cup! Futbollistët: Ikën nga klube më të mira për të qenë këtu
4 Dhjetor, 17:26
-
David Cameron do të vizitojë SHBA-në të mërkurën
4 Dhjetor, 09:35
-
Sulm me thikë në Nju Jork, autori vret 4 persona dhe u vë flakën, plagos 2 policë para se të qëllohet për vdekje
3 Dhjetor, 16:41
-
Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku lihet në burg! Ditën e vrasjes preu biletë për në Angli
3 Dhjetor, 11:30
-
Lezhë/ Ekzekutohet brenda në makinë Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt! U qëllua me breshëri kallashi! Report Tv sjell pamje
2 Dhjetor, 21:39
-
Dosja e trafikut ilegal/ Si adoleshentët shqiptarë shkojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar për bandat e drogës
2 Dhjetor, 17:20
-
Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, dyshohet se urdhri erdhi nga burgu! 56 vjeçari ‘lojtar’ i rëndësishëm në trafikun e drogës
1 Dhjetor, 17:14
-
Deklarata/ Ministria e Brendshme Britanike: Ulet me 90% numri i shqiptarëve me gomone drejt Anglisë! Në fokus lufta ndaj trafikut të drogës
1 Dhjetor, 16:00
-
Përplasja me Greqinë për skulpturat e Partenonit, reagon përsëri Sunak: Do të qëndrojnë në Muzeun Britanik
1 Dhjetor, 15:58