Një punonjës i policisë së Durrësit është goditur në krye të detyrës nga një pronar lokali, i cili është vënë në pranga, ndërkohë që në banesën e tij i janë gjetur armë e municione.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit, ku Lavdosh Serani 41 vjeç ka goditur me grushte efektivin e policisë.

Sapo ngjarja është konstatuar, policia ka prangosur Seranin dhe kur ka kontrolluar banesën e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë tip TT dhe fishekë model 54.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)