Goditet një grup kriminal, arrestohen kater shtetas


TIRANË, 23 Dhjetor /ATSH/ -Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një pune dymujore, të mirorganizuar me metodat speciale të hetimit, në bashkëpunim  me Prokurorinë për Krimet e Rënda, kanë finalizuar sot me sukses operacionin e Koduar "Dinamiti", ku si rezultat u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve, Lulzim  Mesi, 26 vjeç , lindur dhe banues Kruje. Fatos Mesi, 23 vjeç, lindur dhe  banues  ne Kruje, Nezir Mesi, 28 vjeç, lindur dhe banues  ne Kruje, Marjan Karaj, 34 vjeç, lindur ne Kruje dhe banues ne Vlore.
Gjate arrestimit të tyre u gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, tre armë zjarri kallashnikov, 20 arka me lëndë plasëse dinamit, gjithësej 2.000 kallëpe, me peshë totale 400 kilogramë, 298 kuti me kapsolla elektro- detonatore, gjithësej 5960 copë kapsolla, 18 kuti me  kapsolla detonatore, gjithësej 1800 copë kapsolla, 100 metra fitil zjarr përcjellës.
Hetimet janë zhvilluar  në vijim te procedimit penal Nr.311 viti 2014 , për veprën penale "Trafikim i armëve e municionit" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive".
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë per veprën penale  "Trafikim i armeve e municionit" dhe "Trafikim i lendeve plasese, djegese, helmuese dhe radioaktive. /gj.m//a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës