Autoritetet e Ekuadorit kanë goditur një grup kriminal me aktivitet trafikun ndërkombëtar të drogës. Ky operacion rezultoi me arrestimin e 12 personave, por dhe të 11 të tjerë në Spanjë, mes tyre edhe shtatë shqiptarë.
Sipas medias Cronica, agjentët kryen tetë bastisje mëngjesin e sotëm në komunat Samborondon, Naranjal dhe Daule, që i përkasin provincës Guayas.
Grupi që kishte dhe degën e tij në Spanjë, shtrinte aktivitetin në vende të Evropës, kryesisht në Spanjë, Belgjikë, Holandë, dhe Afrikës, ndërsa vlera e drogës së trafikuar vlerësohet të jetë 300 milionë dollarë.
Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armë, para, pajisje elektronike dhe bizhuteri.
Hetimet e këtij rasti janë zhvilluar përgjatë tre viteve, ndërsa shtetasit shqiptarë, janë arrestuar në Spanjë. Organizata përdorte biznese legjitime si fasada për të eksportuar sasi të mëdha droge dhe për të pastruar paratë.
Komente









