Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u mblodhën në 7 të mëngjesit në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Zogut të Zi, në pikun e qarkullimit për ditën e parë të shkollës.
Për të shmangur bllokimin e rrugës që do të paralizonte edhe më tej kryeqytetin në një ditë të tillë të ngarkuar, blutë shoqëruan disa prej tyre dhe e shpërndanë grupin që krijoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Gjatë shoqërimeve, një efektiv i forcave Shqiponja, goditi me grusht në bark një protestues që ishte ndaluar nga blutë, çka pasoi me pezullimin e tij nga detyra.
Kryepolici Hita, urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, “për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.
“Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje ku shfaqet një punonjës policie, i cili godet me grusht një shtetas të shoqëruar gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e Durrësit, Tiranë, pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, inspektor J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi.
Policia e Shtetit nuk toleron asnjë veprim që kryhet në kundërshtim me ligjin dhe me standardet profesionale të punës dhe do të vijojë të reagojë me vendosmëri ndaj çdo shkeljeje nga punonjësit e saj”, njoftoi Policia e Shtetit.
Ndërkohë për bllokimin e lëvizjes në akset kryesore të Tiranës në protestën e mbrëmshme, policia njoftoi se vuri në hetim 20 pjesëmarrës në tubim, mes të cilëve 7 vajza e gra. Sipas policisë ata bllokuan rrugët në bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Ëillson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.
Materialet procedurale, policia thotë se i referoi në Prokurorinë e Tiranës, për 3 vepra penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njëzet protestues do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së një nate më parë në kryeqyet. Në ditën e 106-të të protestës, qytetarët bllokuan disa rrugë të kryeqyetit gjatë marshimit të tyre.
Bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “Gjergj Fishta”, sheshi “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”, sollën vështirësi në qarkullim për shoferët.
Kjo nuk është hera e parë që ata bllokojnë rrugët kryesore në kryeqytet. Edhe disa ditë më parë një grup protestuesish bllokuan kryqëzimin e '21 Dhjetorit'.
"Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit:
Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.
Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, njofton Policia.
Disa persona kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke bërë një marshim nga Rruga e Durrësit drejt Zogut të Zi.
Kjo është një nga zonat më të ngarkuar të kryeqytetit, ndërsa sot qarkullimi ka qenë edhe më i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.
Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe Visuar Dalipi.
-
Ata duhen zhdepur ne dru.Sot te kafe Flora kur kaluan ata plehrat ju drejtuar nje djali qe Po pinte kafe e kapen per qafe e ngriten ne kembe duke I thene bashkohu me ne ai tha Jo dhe njeri I morri shishen e ujit nga tavolina dhe e goditi ne koke.Shume gabim pezullimi I policia.Prandaj bejne si te forte.
Përgjigju -
Mos prekni uniformën zotërinj drejtues të lartë të policis.A nuk është policia një armë e forcës sipas ligjit?Dhe polici nneri është,ka gjak e jo ujë.
Përgjigju -
Mos I pezulloni policet per cdo budall we del ne rruge cfar do beni pastaj do dilni vete ne rruge ju drejtuesit !
Përgjigju -
Per mu nuk eshte e drejte qevte pushohet nga puna,nga tre muaj qe ato protestues po godasin me gure me veze apo cfare ti shohin syte e mund ti jepet verejtje apo parlajmerim per pushim nga puna.Tani kto mund ti godasin policet dhe sapo i connessi ne komisarjat te nesetmen hjykata i nxjerr jashte
Përgjigju










Komente
Komento