Një 52-vjeçar në Berat është arrestuar nga policia pasi në nerva e sipër ka goditur me grushte drejtorin e një banke.
Fillimisht 52-vjeçari me inicialet T. K, ka debatuar me drejtorin e bankës dhe pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët e ka goditur atë. Policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar në vendngjarje, në një bankë të nivelit të dytë.
Tani 52-vjeçari do të përballet në gjykatën e Beratit me azkuën penale 'goditje për shkak të detyrës'.
Komento