Një 69-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ka goditur me mjet prerës një 29-vjeçar.
Ditën e djeshme (14 korrik) rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, Gj.P., ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)