Ndotje masive në liqenin e Komanit, asnjë masë e marrë! Vizitorët e zhgënjyer: Vendi i bukur por me shumë mbeturina, nuk vij më

E ndërsa muaji korrik ka nisur me një fluks të lartë turistësh, që frekuentojnë lumin e Shalës, liqeni i Komanit nga stacioni ku nisen tragetet në drejtim në Lumin e Shalës e deri në vendmbërritje, është i ndotur tërësisht. Mbeturina të shumta kanë pushtuar sipërfaqen e këtij liqeni, një nga perlat e alpeve shqiptare. Kudo ndodhen mbeturinat, sidomos ato plastike, ndërkohë që dhjetëra anije dhe tragete udhëtojnë në këtë lum drejt liqenit të Shalës.

Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë shqetësim, por pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.

Të mahnitur nga bukuria e vendit, por të zhgënjyer nga ndotja, shprehen vizitorët e këtij liqeni.

“Më pëlqen vendi, por shumë pis. Kur erdha para dy vitesh, ishte shumë pastër. Për atë pastërti erdha. Me këtë pisllëk nuk vij më”, tha një turiste.

“Është për herë të parë, pamja shumë e bukur. Udhëtimi shumë i mirë, por janë mbeturinat e shumta. Nuk e di arsyen pse, por shteti duhet të marrë masa. Krijon imazh shumë të keq”, tregoi një tjetër.

Për të shkuar tek Lumi i Shalës i cili buron nga Parku Kombëtar Thethit, udhëtimi zgjat 1 orë e gjysmë me varkë apo anije nga diga e Komanit.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fabio: 09/07/2024 13:01

    Nese doni turizem duhet pune e madhe mos ecni me mendimin sot per neser por mbani paster gjithsecili duke fillu nga lokale restorante e deri te secili prej nesh. Duhet ndryshu mentaliteti njerezve ktu se dhe kur shikojm nji person ose subjekt qe hedh mbeturina ne se bejm problem bejini foto o njerz e video denonconi cdo popull njeh vetem friken nji pjese qe njeh njerzillekun dhe edukaten kurr nuk e hedh nji plastik ne toke se e di cfar demi po i ben ambjentit.le te jet dhe turist nese hedh mbeturinat ne toke denoncojeni. Turizmi eshte shum i brishte ne shqiperi kujdes se qe ket vit duket ndryshimi dhe zhgenjimi e mos i kerkoni gjitha nga shteti po ulni cmimet e jo si ne maldive. Mbani paster e silluni me edukat me ata qe e meritojn normal. E denonconi sa ma shume raste ndryshe sbahet ky vend vetem frika i mban njerzt o nga xhobat o nga burgu.

    Përgjigju
  • Maks: 08/07/2024 05:55

    Keto pislleqe i prodhon lumi apo i hedhin njerezit li ete skuptoj Nga turizmi vertet vijn te ardhura por dhe turiste bejn pis ambjentin duke hedhur mbeturina Shihni protestat qe po behen ne spanj per demin qe po i ben natyres turizmi i pa kontrolluar

    Përgjigju
    • @Maks: 08/07/2024 10:31

      Kèto mbeturina, janè produkt i asaj qè quhet KAOS I ORGANIZUAR. Mbledhja dhe pèrpunimi i mbeturinave nè zonat e banuara dhe ato turistike janè kompetencè e autoriteteve vendore, pèr kètè paguhen taksat, si nga sipèrmarrèsit ashtu dhe nga vizitorèt vendas dhe tè huaj. Kètu kemi problemin e parè. I dyti èshtè mosorganizimi i sipèrmarrèsve nè zonèn e liqenit tè Komanit. Nè Shqipèrinè tonè,,,fjala FSHESÈ,,,,apo MBAJ AMBJENTIN KU JETON PASTÈR,,,nuk ka mè kuptim. Javès qè shkojè,mè qèllojè tè kalojè 3 ditè nè Golem nè njè nga hotelet e zonès atje. Mè bèri pèrshtypje personeli i hotelit, qè kujdesej pèr rregull dhe pastèrti, higjenè dhe shtretèr,,,rreth 50 syresh nga Filipinet dhe Afrika,,,kuzhina e hotelit tè mbushur me vizitorè tè huaj dhe vendas,,,komplet nè duart e turqve. Tè gjithè punonin dhe nuk ndaleshin. Doja tè dija arsyen pèrse nuk angazhohen punètorè shqiptarè pèr kèto punè? Pèrgjigja ishte,,,,,NUK DUAN. Pèr ta ilustruar kètè tragjedi,,tè mjafton njè bisedè e shkurtèr me njè nga kamarierèt shqiptarè tè restorantit,,,,dègjon vetèm ankesa dhe qurravitje. Vazhdoni kèshtu o shqiptarè,,,,,ç,tè mbillni, do korrni.!!!

  • Iris: 08/07/2024 00:30

    Dy gomone ose motobarka e nje rrjete peshkimi e tendosur si rrjete tenisi mbi sip.e ujit dhe e kapur ne skaje nga dy gomone duhet per te mbledhur pislleqet sidomos plastikat,kaq mjafton per te pastruar.Supozohet t'a bente shteti,por shteti eshte inekzistent,le t'a marrin iniciativen ata qe kane barka turistike ne ate zone, nese duan te kene dhe ne te ardhmen turiste.E shikoni,nje shetitje dhe thote nuk vij me?! Kjo eshte kambane alarmi.

    Përgjigju
  • Tani: 07/07/2024 20:48

    Keto videot nuk i nxjerr lideri suprem ne fb.

    Përgjigju
    • Or tej: 08/07/2024 06:24

      I nxjerr te gjitha duke i kapur me kende ku nuk del katrahura perreth or teeeejjjjj

  • EDI RAMA: 07/07/2024 17:20

    DHE ME KETE VIDEO. JU UROJ NJE JAVE TE MBARE...

    Përgjigju
    • Po mër po: 07/07/2024 17:51

      S'keni pa gjo akoma.

  • Ajo: 07/07/2024 15:47

    Turp i madh pse keshtu priten turistat?Edhe ate bukuri qe fal natyra po e shkaterronjn.Kan te drejte bota kur thone ne Shqiperi ka shume plehra.

    Përgjigju
  • Turizmi Elitar: 07/07/2024 15:26

    Nuk behemi njerez! Thjesht gjenetike e mpleksur keq! Per te mos te folur per edukaten qytetare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë