Goditi me sëpatë 46 vjeçarin në Korçë, në pranga autori

Goditi me sëpatë 46 vjeçarin në Korçë, në pranga autori

Foto ilustruese

Një 46 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me mjet të fortë në trup.

46 vjeçari dyshohet të jetë goditur me sëpatë në krahë dhe këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen polica ka vënë në pranga 40 vjeçarin Enea Beqiri i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur kur dhe ka kryer ngjarjen. Autori dhe viktima i përkasin komunitetit rom dhe dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Beqiri e ka goditur 46 vjeçarin me pjesën e prapme të sëpatës ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
Goditi me send të fortë 46-vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes në Korçë

Është vënë në prangat e policisë 40 vjeçari që goditi me send të fortë një qytetar në Lagjen 13 në Korçë.

Enea Beqiri, dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur kur ka kryer ngjarjen.

"Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë", thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor