TIRANË- Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur me thikë një bashkëmoshatar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ku 23-vjeçari Gentian Cenaj ka goditur me thikë 25-vjeçarin A. H., dhe me pas është larguar.
Dyshohet se ky konflikt mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. 25-vjeçarin është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndaj Cenajt rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta",
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.