Policia ka vënë në pranga 42 vjeçarin me inicialet V.H, banues në Lubonjë, i cili dyshohet se plagosi 23 vjeçarin me inicialet GJ.I në Picar të Vlorës. Ngjarja ndodhi të shtunën, pas një konflikti për motive të dobëta që çoi në përdorimin e thikës nga palët.
23 vjeçari u paraqit i plagosur në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe policia nisi menjëherë kërkimin për autorin. Të dielën policia arriti të lokalizojë dhe të ndalojë autorin e dyshuar, ndërsa sekuestroi edhe e thikën që dyshohet se u përdor në ngjarje.
23-vjeçari vijon të jetë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit vijojnë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
"Vlorë / Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar për plagosje të rëndë me mjet prerës. Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 02.05.2026, në fshatin Picar, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi Gj. I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë. Nga hetimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Picar, ky shtetas ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. I. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika) e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për veprime të mëtejshme"
Komente










