Goditi një të burgosur me grusht, denoncimi i të dënuarit në burgun e Drenovës: Më kanë lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë për 6 ditë

Goditi një të burgosur me grusht, denoncimi i të dënuarit në burgun e Drenovës: Më kanë lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë për 6 ditë

Foto ilustruese

Një i burgosur në burgun e Drenovës është vendosur nën masa të mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj pasi ka goditur me grusht një të dënuar tjetër. Për këtë shkak, ai u dërgua në dhomën e izolimit. I dënuari pretendon se është lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë për 6 ditë. Rasti është hetuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pas ankesës që i ka ardhur nga vetë i dënuari.

“Ndaj meje është marrë një masë e padrejtë. Është vendosur masa e mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj. Më kanë lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë 6 ditë. I kam të shënuara dhe oraret”, ka thënë i dënuari në ankesë.

Një një grup vëzhguesish në përbërjen e të cilit edhe një mjek janë ngarkuar për të bërë verifikime. Sipas raportit i dënuari me vendimin e Komisionit të Vlerësimit të të dënuarve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bazë të nenit 68/1 gërma “a” të ligjit nr. 81/2020 “u kalua në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, për një periudhë 3 mujore që fillon nga data 31.08.2023 ora 12:30”.

Sipas kartelës mjekësore i burgosuri vuan nga “çrregullime të personalitetit kufitar” dhe mjekohet me ilaçe qetësues dhe antidepresivë. Por a është i ligjshëm ky vendim ndaj tij? A mund të caktohej një masë më e lehtë?

I dënuari në takimin me grupin e monitorimit deklaroi se është mbajtur në krevat i lidhur me zinxhirë dhe pranga fikse 48 orë. Shtetasi i pohoi vëzhguesve se nga dëshpërimi, shqetësimi dhe trajtimi i keq, ka ngrënë copa xhami.

Stafi i IEVP lejoi ekipin e vëzhguesve që të shikonte në kolonë (vendi ku qëndrojnë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së shërbimit) të varur në mur, dy pranga fikse me ngjyrë të zezë, të cilat kishin pjesën që izolon dorën dhe një krah deri 25 centimetra, një zinxhir dhe në një kthinë, një skafandër të zezë, mbi të cilën kishin mbetur vetëm gërmat “…ICIA”, që dukej se ishte një skafandër e policisë. I dënuari ka thënë se këto ishin mjetet me të cilat ishte mbajtur i lidhur.

Lidhjen e të dënuarit me zinxhirë e pohuan mjeku, drejtori dhe përgjegjësi i edukimit të IEVP-së, duke e justifikuar si masë parandaluese që të mos dëmtonte veten , por mohuan që ai të jetë mbajtur i lidhur për 6 ditë. Për këtë veprim nuk dispononin asnjë dokument (Procesverbal). Madje mjeku paraprakisht nuk ishte vënë në dijeni për këtë masë, as që e kishte vizituar, madje i pyetur nga grupi monitorues ai pohoi se e kishte parë të dënuarin të lidhur në krevat.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur