Një 26-vjeçar në Pogradec me inicialet A. H është arrestuar pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie me inicialet A. K, i cili ishte duke kryer shërbimin në lagjen numër 5. Autori i ngjarjes raportohet të ketë qenë më parë i dënuar për veprën penale 'Prodhim dhe mbajtje pa lehe të armëve të ftohta'.
Sakaq në Maliq është shpallur në kërkim një shtetas 31-vjeçar me inicialet A. Gj pasi gjatë kontrollit në në oborrin e banesës së tij policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa bimë të dyshuara si kanabis.
Në Kolonjë shtetasi Xh. R është proçeduar pasi akuzohet 'për prerje të paligjshme të pyjeve'. Ky shtetas, banues në Floq të Korçës, është konstatuar nga policia teksa priste pemët në pyllin e fshatit Kozel.