Një 44-vjeçar nga fshati Buçimas i Pogradecit është ndaluar nga policia. Në pranga u vu Mondi Mekolli pasi goditi me grushta punonjësin e ZVRPP-së për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim policor:

Mondi Mekolli, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 16.07.2018, në lagjen nr 2 në Pogradec, dyshohet se ky shtetas për shkak të detyrës, ka goditur me grushta punonjësin e zyrës së ZVRPP-Pogradec, shtetasin E.P, 31 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.