Goditi rojen në KZAZ Fier, nga
arratisja Kajolli dërgohet në shtëpi

Goditi rojen në KZAZ Fier, nga<br />arratisja Kajolli dërgohet në shtëpi
TIRANE- Fatmir Kajolli, biznesmeni dhe ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Fierit, është liruar nga akuza e “arrestit në burg”, duke ju zbutër në “arrest shtëpie”. Gjatë kësaj kohe Kajolli së bashku me dy djemtë e tij kanë qënë në kërkim nga policia, për shkak të “Kanosja ose dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje“, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik“ me dhunë e në bashkëpunim dhe „Shkatërim prone“. Mirëpo dhe pse ata qëndronin në kërkim, gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur të zbusë këtë masë duke e kthyer në “arrest shtëpie” për Fatmir Kajollin, Alban dhe Florim Kajolli.

Në sallën e gjyqit avokati mbrojtës i tyre Ardian Vishaj, ka kërkuar pendesën e klientëve të tyre, duke i kërkuar gjykatës që të zbusnin masën e sigurisë, kjo pasi kjo vepër penale nuk ka rrezik në shoqëri. Nga ana tjetër, prokurori i Apelit Vlorë ka kërkuar që kërkesa e mbrojtjes të mos pranohet kjo pasi sipas tij, tre personat janë ende në kërkim dhe nuk mund të aplikohet masa e “arrestit në shtëpi”, kjo pasi ata nuk duhet se ku ndodhen. Pavarësisht kësaj,gjykata e Apelit ka vendosur masën e “arrestit në shtëpi”.

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë