Foto: Klodian Braho

SPAK ka goditur një prej grupeve kriminale më të mëdha të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Klodian Braho, kreu i SPAK në një reagim publik shprehet se të tilla aksione do të vijojnë, sepse pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë konkurencën e lirë dhe veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.

Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme. 

SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Goditet ‘kumbari’ i panjohur i drogës Salvador Aliu, furnizonte grupet shqiptare! Trafikuan 50 tonë kokainë, 1 në pranga, 9 në kërkim! Sekuestrohen 150 mln € pasuri, hotel e vila në bregdet (EMRAT+LISTA)