Goditja tjetër e Merkatos, Pogba shumë pranë Barcelonës
Kampioni francez i botës Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United dhe Barcelona është gati të marrë mesfushorin. Menaxheri Mino Raiola ndodhet në Angli dhe po bisedon me drejtuesit e Mançesterit,
Kampioni francez Paul Pogba
Kur menaxheri Mino Raiola lëviz, diçka e rëndësishme do të ndodhë. Sipas “Mundo Deportivo” në Spanjë, agjenti i fuqishëm ka qenë për disa orë në Angli, veçanërisht në Manchester, ku është gati t’i prezantojë një superofertë Manchester United nga Barcelona për Paul Pogba.
Që francezi dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe se ka një marrëdhënie jo shumë të mirë me José Mourinhon, tashmë nuk është sekret, ashtu sikurse nuk është e panjohur as dëshira e trajnerit Valverde për ta marrë atë në “Camp Nou”, apo mundësia për t’u rikthyer te Juventusi. Kampioni i Botës është mes një “trinomi” Angli-Spanjë-Itali, ose më mirë të themi United-Barcelona-Juventus, dhe gjithçka do duhet të vendoset brenda datës 9 gusht, kur mbyllet merkatoja në Angli.
Mediet spanjolle shkruajnë se Raiola është gati t’i prezantojë një ofertë United, që përfshin Yerry Mina, i cili i intereson Mourinhos, dhe André Gomes, një talent, që vështirë se është përdorur nga katalanasit, por pothuajse gjithmonë vlerësohet diku tjetër, plus dhe një shifër që shkon deri në 112 milionë euro. Por nuk duhet nënvlerësuar as Juventusi, ku lojtari ka shprehur edhe dëshirën për t’u rikthyer, kjo për shkak të ardhjes së Ronaldos në Itali. Gjithçka pritet të vendoset dy ditët e ardhshme dhe pritet të jetë një goditje e fuqishme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Liverpool pa rivalë, fiton kundër Wolves dhe ruan diferencën në krye të PL! Tottenham e mposht dhe parakalon Man. United
16 Shkurt, 17:06
-
Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona shmang Realin! Dy çiftet gjysmëfinaliste
12 Shkurt, 13:38
-
Barcelona bën detyrën, mposht 1-4 Sevillan dhe rihap garën për titullin kampion në La Liga
9 Shkurt, 23:02
-
VIDEO/ Maguire kualifikon Man. United në FA Cup me gol të parregullt, 'Djajtë' përmbysin 2-1 në limite Leicesterin
8 Shkurt, 11:19
-
VIDEO/ Barcelona 'shuplakë' Valencias, katalanasit fitojnë 0-5 dhe gjejnë gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
7 Shkurt, 10:47
-
Man. United merr lajmin e keq, mbrojtësi titullar mbyll sezonin
4 Shkurt, 15:03
-
Premier League/ Arsenali 'shuplakë' Man. Cityt, e mposht 5-1! Man. United është për turp, Spurs fitojnë pas dy muajve
2 Shkurt, 17:20
-
VIDEO/ Barcelona i falet Lewandowskit, merr tri pikë në shtëpi dhe hap garën për kreun e La Ligas
2 Shkurt, 16:12
-
Zyrtare/ Barcelona 'blindon' Pedrin, rinovim afatgjatë për talentin
31 Janar, 14:47
-
Europa League/ Lazio humbje 'të ëmbël', Man. United e Spurs kalojnë direkt! Skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe në play-off
30 Janar, 22:59
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
'Me Atalantën e vështirë', Flick: Zgjedh titullin para Championsit
29 Janar, 14:58