Goditje mafioze familjes në
Lezhë që përmendi Lu-ja

Goditje mafioze familjes në<br />Lezhë që përmendi Lu-ja<br>
Është ekzekutuar në mesnatë me 9 plumba kallashnikovi Aleksandër Ndoka, i cili është dhe vëllai i ish-deputetit socialist të dorëhequr Arben Ndoka. Ngjarja e rëndë është rregjistruar rreth orës 22:30, ku një person që ishte fshehur mes disa shkureve, shumë pranë banesës së tij, ka qëlluar nga shumë afër duke lënë të vdekur në vend, vëllain e ish-deputetit Ndoka. Fisi Ndoka është përmendur dhe nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, si të lidhur me krimin dhe se njerëzit e këtij fisi nuk kanë vend në parlamentin dhe institucionet Shqiptare.

Por pavarësisht kësaj Aleksandër Ndoka, aktualisht mbante detyrën e anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Lezhës, ku ishte zgjedhur si përfaqësues i partisë “Rruga e Lirisë”. Fillimisht familjarët dhe banorët në zonë, kanë menduar se bëhej fjalë për fishekzjare dhe nuk kanë dalë jashtë të shohin se nga erdhën krimat. Me lajmin e hidhur banorët janë njohur vetëm në orët e para të mëngjesit, kur kanë mësuar vdekjen e babait të katër fëmijëve. Gati tre javë më parë Aleksandër Ndokës i arrestuan djalin e tij Samuel Ndokën dhe nipin Danjan Ndoka. Teksa dy të rinjtë ndodhen prapa hekurave të burgut, me sa duket kundërshtarët e fisit Ndoka, janë angazhuar për t’i sulmuar.

Mesnatën e të premtes, persona të paidentifikuar ende nga policia lokale kanë qëlluar për vdekje Aleksandër Ndokën. Ky i fundit ndodhej vetëm dy metra larg pragut të shtëpisë së tij, kur një person e ka qëlluar dy herë me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Autori që hapi zjarr më pas është larguar qetësisht, ku me sa duket një person tjetër e priste me makinë në rrugën kryesore, duke e larguar me shpejtësi dhe pa zhurmë nga zona e kryerjes së krimit.

Sipas burimeve të policisë së Lezhës, në këtë vrasje mafioze kanë marrë pjesë dy persona, të cilët kanë pasur një plan të detajuar, dhe koordinuar veprimet e tyre në teren. Nga një analizë që ka zhvilluar policia e Lezhës në bashkëpunim edhe me specialistët e Krimeve të Rënda të mbëritur nga Tiran, mësohet se Aleksandër Ndoka është survejuar dhe ndjekur nga pas, që në momentin kur ai ka dalë nga biznesi i tij që ndodhet buzë rrugës nacionale Lezhë-Shkodër, dhe deri afër shtëpisë, ku pikërisht në këtë moment ndjekësit kanë njoftuar ekzekutorin që priste i fshehur mes shkureve, për të qëlluar drejt objektivit që vinte në drejtim të tij.

Pas kryerjes së detyrës, vrasësi është larguar së bashku me armën, duke lënë në vendgjarje vetëm gëzhojat e armës. Tashmë vrasja e Aleksanddër Ndokës, është e mbuluar nga misteri pasi për policinë puna është vështirësuar,edhe për shkak se askush nga familjarët nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Lezhës. Kjo dhe si ftohje e marëdhënieve me policinë lokale, që nga momenti i arrestimit dhe çuarjes në burg të 18-vjeçarit Samuel Ndoka dhe kushëririt të tij Danjan Ndoka. Vëllai i viktimës, ish-deputeti Arben Ndoka mësohet se ka qënë ai që ka ndjekur nga afër veprimet e policisë në terren dhe që ka mbajtur kontaktet, por as ai nuk i ka pohuar policisë se ku kishin dyshime se mund të ishte organizuar vrasja. Ndërkohë kjo ngjarje është ndjekur nga afër dhe nga prokurori i rrethit të Lezhës.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim