Fshati Godolesh i cili ndodhet rreth 5 kilometra nga qendra e qytetit të Elbasanit ka një problem serioz për sa i përket plehrave të cilat hidhen nga banorë dhe biznese të zonës, të pyetur për mikrofonin e Report tv banoret shprehen se ka vite qe nuk pastrohen dhe kërkojnë te vendosen kontejner për mbeturinat pasi në të gjithë fshatin nuk ka asnjë kontejner ku banorët të hedhin mbeturinat".
Banorët e fshatit Godolesh, pjesë e njësisë administrative Labinot Fushë, shprehen se janë taksapagues të rregullt, por nuk marrin as shërbimet më minimale nga Bashkia e Elbasanit. Sa i përket mbeturinave urbane ata shprehen se hidhen në anë të rrugës, për shkak se mungojnë kontejnerët dhe as s'kanë shkuar ndonjëherë makinat e pastrimit.
“Mbeturinat ka dy ditë që i hedhin njerëzit. Blej tek dyqanet, dhe duhet caktuar një vend për t’i hedhur. Kërkojmë nga Bashkia të caktojë një vend tamam, të bjerë kazanë që kur të hidhen plehra të vijë t’i marrë plehrat makina e t’i transportojë në landfill”, thotë një banor.
“Kosha nuk ka. Mirë është mos të hidhen plehrat këtu. Të bëhet një vend i caktuar”, shton një banore tjetër e zonës.
Këto pirgje me mbeturina ndodhen në anë të rrugës kryesore, duke sjellë probleme serioze për shëndetin e banorëve. I kontaktuar me telefon kreu i njësisë administrative Astrit Hazizi tha se jemi në dijeni të problemit dhe po merren masa për zgjidhje.
Duhet theksuar se ky është vetëm një keqmenaxhim nga ana e bashkisë se Elbasanit, pasi në këtë qark ka një incenerator, dhe bashkia e ka zero tarifën përpunimin e mbetjeve!
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2299
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Dështon përsëri seanca me videokonferencë ndaj Dritan Dajtit, Burgjet nuk morën përsipër as shoqërimin për arsye sigurie
27 Janar, 13:40
-
‘Destinacion që të lë pa frymë’, të dashuruarit pas dëborës gjithnjë e më shumë në Fushë-Studën në Librazhd
26 Janar, 14:02
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
24 Janar, 12:00
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37