Sulmuesi Ernest Muçi është bërë baba për herë të parë. Në jetë ka ardhur një vajzë, së cilës iu vendos emri Mei. Partnerja e sulmuesit të Kombëtares publikoi një postim.

“Mirë se erdhe, Mei Muçi. Faleminderit Zotit, për çdo gjë në jetën time”, shkruan Klea Verri. Muçi dhe Klea janë prej vitesh në një lidhje bashkë. Më parë Muçi luante për Tiranën në futboll, teksa Klea kontribuonte te bardheblutë në basketboll.

Muçi këtë muaj mungoi te Kombëtarja për ndeshjet e tetorit pasi ftesa nga trajneri Sylvinho nuk erdhi. Shkëlqimi i tij në Turqi duket se nuk e ka bindur trajnerin edhe pse Muçi për tifozët kuqezi është një emër i veçantë, por pavarsisht kësaj mungese diçka edhe më e bukur po e priste.

Një “gol” i ri në jetë, jashtë fushës, që padyshim do të mbetet ndër më të veçantët për 24-vjeçarin.