Gol në sekondën e 7-të, Milani thyen rekordin 19-vjeçar ndaj Sassuolo-s! Më i shpejti në historinë e Serie A

Gol në sekondën e 7-të, Milani thyen rekordin 19-vjeçar ndaj Sassuolo-s! Më i shpejti në historinë e Serie A

Momenti i golit

Sulmuesi i Milanit Rafael Leao ka thyer një rekord për golin më të shpejtë në Serie A, një rekord që mbahej prej 19 vitesh.

Ai shënoi që në sekondën e 7-të gjatë takimit ndaj Sassuolos këtë të dielë.

Askush nuk kishte shënuar kaq shpejt më parë dhe rekordi në fakt është përmirësuar me një sekondë. Paolo Poggi kishte shënuar me fanellën e Piacenza kundër Fiorentina, për 8 sekonda.

Leao shënoi pas një pasimi perfekt të Hakan Çalhanoglu. Portugezi gjuajti saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i Rafael Leao kundër Sassuolo-s

Goli i Paolo Poggi ndaj Fiorentinës

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg