Gola, kartonë të kuq, spektakël
dhe incidente, Roma fiton derbin

Gola, kartonë të kuq, spektakël<br />dhe incidente, Roma fiton derbin
Edhe derbi i radhës i kryeqytetit italian ka shkuar për Romën që mposhti Lazion me rezultatin e pastër 2-0.
 
Lazio ishte mikpritëse e derbit, po që nuk arriti të fitonte duke vijuar ecurinë negative përballë rivalit historik që nga 11 nëntori i vitit 2012, kur fitonte 3-2 me golat e Candrevës, Klose dhe Stefano Maurit.
 
Derbi realizoi pritshmëritë, pasi kishte brenda gjithçka, nga golat, përplasjet dhe kartonët e kuq.
 
E ndërsa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura në të dytën, Kevin Strootman kaloi në avantazh Romën, çka solli edhe rebelimin e vendasve që u përfshinë në një incident, pasi Danilo Cataldi në stol goditi autorin e golit duke u larguar me karton të kuq.
 
Nga çoroditja e vendasve përfitoi sërish Roma që shënoi me Naingolan duke vulosur fitoren.

Në ndeshjet e tjera, Sasuolo fitoi me Empolin 3-0, Torino humbi me Sampdorian 2-0, Pescara-Kaljari u ndanë në barazim 1-1, ndërsa më herët Milani fiton me Krotonen 2-1.

[gallery]20008[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve