Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti

Cristian Shpendi dhe Luciano Spalletti

Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi firmosi kontratën e re me Cesenan në Serie B, e cila skadon në verën e 2028. Talenti 21-vjeçar ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa në një intervistë të fundit ka ripërsëritur se kapitulli i tij me U-21 është mbyllur dhe kërkon ekipin A.

Veç saj, Shpendi ka thënë se nuk është ftuar nga moshat e Italisë, por do e mendonte nëse Luciano Spalletti do e ftonte në kombëtaren A të Italisë. Për "cronachedispogliatoio" edhe njëherë Shpendi ka përsëritur idenë për një largim nga Shqipëria, nëse Sylvinho nuk e fton në ekipin A.

Rinovimi - Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës. E di që kjo është një pikënisje e re dhe ndihem krenar për këtë arritje, pasi është si ‘qershia mbi tortë’ për sezonet e fundit dhe rrugëtimin tim me Cesenan.

Kam ardhur këtu pasi më kishin refuzuar shumë ekipe të tjera, kur isha më i ri. Familja ka qenë gjithmonë pranë meje, veçanërisht babai im, i cili ka qenë një shtyllë mbështetëse për mua dhe vëllanë tim në futboll.

Edhe në momentet më të vështira, kur ndonjë ekip nuk na pranonte, ai na thoshte të qëndronim të qetë, të punonim dhe të prisnim mundësinë e duhur. Ai ka qenë thelbësor, sepse gjithmonë ka besuar tek ne dhe na ka inkurajuar të japim më të mirën në çdo hap të karrierës sonë.

Zgjedhja mes kombëtares shqiptare dhe asaj italiane - Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur kapitullin tim për shkak të kufizimeve të moshës. Italia nuk më ka kontaktuar kurrë më parë, kështu që nuk e kam menduar ndonjëherë këtë opsion. Gjithmonë kam punuar dhe luftuar për Shqipërinë, sepse ajo ishte e tashmja ime.

Po nëse Spalletti më thërret? Patjetër që do ta mendoja. Do të ishte thirrja e një trajneri të madh dhe kombëtarja italiane ka nivel botëror. Nuk mund ta injoroja një mundësi të tillë”, tha Shpendi.

Këtë sezon në Serie B ai ka shënuar dhjetë gola në 14 takime dhe është golashënuesi më i mirë i kampionatit, me ofertat e shumta në drejtim të tij. Aktualisht vlera e tij në treg sipas "Transfermarkt" është 4 milionë euro.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin

Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin