Argjentina është skuadra e shtatë që siguron një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do zhvillohet në Amerikën e Veriut. Kampionët në fuqi të botës 'shkërmoqën' 4-1 rivalët e përjetshëm të Brazilit, në një ndeshje që mund të quhet edhe Klasikja e botës.
Në stadiumin "Monumental" të Buenos Aires, Argjentina u fut me dëshirën për të 'poshtëruar' rivalin dhe goli i parë nuk vonoi shumë. Pas vetëm katër minutave lojë ishte Julian Alvarez që zhbllokoi shifrat, para se Enzo Fernandez dhe Mac Allister të shënonin edhe dy herë të tjera në fraksionin e parë.
I futur nga stoli, Giovanni Simeone gjeti golin e katërt për vendasit. Ndërkohë për miqtë Cunha shkurtoi momentalisht në pjesën e parë. Kështu, kjo bëhet ndeshja e pestë radhazi që Brazili nuk mposht dot Argjentinën, paçka se Lionel Messi e ndoqi këtë sfidë nga ekrani për shkak të një dëmtimi. Brazili asnjëherë në kualifikueset e një Kupe Bote nuk kishte pësuar katër gola dhe diçka e tillë "djeg" kur vjen nga rivali më i madh.
Vlen të përmendet se bashkë me Argjentinën deri në këto çaste të kualifikuara zyrtarisht për në Kupën e Botës janë shtatë skuadra. Tre vendet organizatore që janë Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, si edhe Irani, Japonia dhe Zelanda e Re.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Prill, 08:20
Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?
-
Të qeta
52.9%
-
Agresive
38.8%
-
Nuk kam mendim
8.2%
Vota total: 85
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FIFA 'kyçi' stadiumin e Kombëtares, raporti i zyrtarit: Shqiptarët thirrën 'vriti, shkatërroji serbët'
18 Prill, 11:12
-
E bujshme, Jurgen Klopp pranon të negociojë për të marrë drejtimin e Real Madrid
17 Prill, 12:02
-
FIFA 'kyçi' një pjesë të stadiumit para Serbisë, TKZ sulmon FSHF-në: Të paaftë, na trajtojnë si kriminelë
16 Prill, 08:50
-
FIFA gjobit FSHF-në dhe 'kyç' një pjesë të stadiumit për ndeshjen kundër Serbisë
15 Prill, 14:09
-
Humbja me Anglinë, Kombëtarja zbret një pozicion në renditjen e FIFA-s! Kosova ngjit dy shkallë, prin Argjentina
3 Prill, 10:03
-
Nuk është Carlo Ancelotti, Brazili gjen trajnerin e ri
30 Mars, 15:16
-
Ndeshja e parë zyrtare me Kombëtaren në 'Wembley', Kastrati: E kuptova vetëm kur u futa në fushë
28 Mars, 10:54
-
Irani, kombëtarja e shtatë që merr një biletë për në Kupën e Botës 2026! Emrat e skuadrave të kualifikuara
26 Mars, 11:01
-
Vdekja e Maradonës, vihet në pranga ish-truproja i legjendës së futbollit! Akuzohet për dëshmi të rreme
26 Mars, 10:21
-
Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë
26 Mars, 09:40
-
Dopieta kundër Andorrës, UEFA fut Rey Manajn në listë për 'Lojtarin më të mirë'! Ja ku mund të votoni
26 Mars, 09:20
-
Botërori 2026/ Zelanda e Re skuadra e pestë e kualifikuar në fazën finale
25 Mars, 12:38