Premier League e futbollit në Angli mbylli të hënën raundin e 24-t. Në 'Stadiumin e Dritave' Sunderlandi fitoi 3-0 kundër Burnleyt, duke lënë sërish këta të fundit në zonën e ftohtë të renditjes. Nuk pati derbi shqiptarësh në fushë, pasi Xhaka për vendasit vijon të jetë i dëmtuar, ndërsa Broja luajti 27 minuta për Burnleyn.

Ndeshja foli për Sunderlandin që shënoi dy gola brenda pjesës së parë me autor Tuanzebe (autogol) dhe Diarra. Në fraksionin e dytë Talbi 'vulosi' tri pikët për vendasit me një supergol. Me këtë sukses Sunderlandi ngjitet në vendin e tetë me 36 pikë, ndërsa Burnley mbetet në vendin e parafundit me 15 pikë, 11 më pak se zona e mbijetesës.

Pas raundit të 22-të në Premier League, Arsenali me 53 pikë vijon të kryesojë renditjen, ndjekur nga Man. City me 47 pikë, Aston Villa me 46 pikë dhe Man. United me 41 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?