ZVICËR - Kapiteni i Grasshoppers, Amir Abrashi, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për një sezon tjetër, pasi ka rinovuar kontratën që skadonte në fund të qershorit 2026.

Mesfushori 36-vjeçar ka vendosur të zgjasë qëndrimin e tij me klubin zviceran edhe për një vit, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në skuadër.

Drejtori sportiv Alain Sutter deklaroi në një konferencë për shtyp se roli i Abrashit për sezonin e ardhshëm mbetet ende për t’u përcaktuar. “Jemi shumë të lumtur që Amiri ka vendosur të qëndrojë, qoftë si lojtar apo në një rol tjetër, do ta shohim”, u shpreh ai.

Abrashi është një nga figurat më të rëndësishme të klubit, duke regjistruar plot 283 ndeshje zyrtare me fanellën e Grasshoppers që nga viti 2010, më shumë se çdo lojtar tjetër në ekipin aktual.

Aktualisht, skuadra është e përfshirë në një betejë të fortë për mbijetesë në kampionatin zviceran, me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Kujtojmë se Abrashi e mbylli karrierën me kombëtaren shqiptare pas 51 paraqitjeve në fushë dhe 1 goli. Në fillim të karrierës ai luajti tre ndeshje për Zvicrën.