EFL Cup në Angli, e njohur si Carabao Cup ka zhvilluar të mërkurën aktin e parë të gjysmëfinales së dytë, me Arsenalin që fitoi 2-3 kundër Chelsea në "Stamford Bridge".
Sfida u zhbllokua pas vetëm shtatë minutave lojë nga Ben White i Arsenalit, kjo pas një krosimi të saktë nga këndi të Declan Rice. Edhe fraksioni i dytë i ndeshjes foli për "Topçinjtë" që gjetën golin e dytë me Gyokeres në minutën e 49-të.
Tetë minuta më vonë Garnacho shkurtoi shifrat për 1-2 duke rihapur garën. Mirëpo Zubimendi në minutën e 71-të shënoi golin e tretë për Arsenalin duke "vulosur" fitoren. Ndërkohë që Chelsea shënoi edhe golin e dytë me Garnacho, duke lënë të hapura llogaritë e kualifikimit në ndeshjen e kthimit që luhet më 3 shkurt.
Të martën Manchester City fitoi 0-2 kundër Newcastle në gjysmëfinalen tjetër dhe është më pranë finales së madhe në këtë turne.
Komente







