Raundi i 20-të i La Ligës spanjolle të futbollit solli humbjen e Barcelonës. Kryesuesit e renditjes bënë "autogol" në 'San Sebastian' duke humbur 2-1 me vendasit e Real Sociedad. Tanimë Real Madridi është vetëm një pikë pas katalanasve, me garën për titullin kampion që është rihapur.
Barça e Hansi Flick e nisi më mirë ndeshjes duke shënuar dy gola me Fermin dhe Lamine Yamal, por pas ndërhyrjes së VAR gjithçka u anulua, pasi në rastin e parë u cilësua faull, ndërsa në golin e dytë pozicion jashtë loje.
Vendasit përfituan dhe në minutën e 32-të kaluan në epërsi. Duhej pasimi final i Guedes që veterani Oyarzabal të kalonte në festë më shumë se 36 mijë tifozët e pranishëm në stadium.
Fraksioni i dytë i lojës solli zgjimin e Barçës, teksa Lamine Yamal asistoi për të sapofuturin në fushë, Marcus Rashford, duke barazuar shifrat për 1-1. Kur u duk se Barcelona do rikthehej në lojë, vetëm disa sekonda më pas Guedes shënoi edhe golin e dytë për Sociedadin, që e mbylli ndeshjen me një lojtar më pas pas daljes me karton të kuq të Soler dy minuta para fundit.
Në finale tri pikët shkuan për Sociedadin që ngjitet në vendin e tetë me 24 pikë, duke parakaluar Athletic Bilbaon. Barça me 49 pikë mbetet në krye të La Ligas.
Komente











